E gjitha filloi me “askush nuk vdes i virgjër…”, Bebe Rexha kërkon falje

By

Pasi lansoi para disa muajsh këngën “Last Hurrah”, Rexha ka shkruar një këngë të re dhe këtë e tregoi në Twitter.

E kishte thënë njëherë edhe rokeri i famshëm “Askush nuk vdes i virgjër, jeta i p*allon të gjithë!”

Dhe me këtë fjali të Kurt Cobain apo i njohur si Nirvana, këngëtarja Bebe Rexha e nisi një këngë të re të sajën.

Por ajo që Bebe nuk duket se e ka llogaritur është se si kjo do të përceptohej nga publiku i gjerë.

Interneti reagoi ashpër për fjalinë e saj që e panë si aspak të përshtatshmë, Bebe e cila nuk dëshironte të pranonte asnjë kritikë tha:

“Pikë së pari ju mund të futni në këngë një thënie. E së dyti, me siguri do të fitoj miliona më këtë këngë.”

Ajo që morri shumë vëmendje dhe kritika ishte një Tweet i këngëtares ku shkruante:

“Më ngacmonte një vajzë në shkollë dhe un qaja çdo ditë. E ca ditë më parë shkova të blej një burger dhe shkoj të bëj porosinë, a di kush ishte? Ishte ajo vajza! Të gjithë ata që ju ngacmojnë do të ju servojnë burgera një ditë…i thashë asaj hudhi më shumë turshi.”

Më vonë Bebe pas reagimeve, e fshiu postimin e saj duke postuar më vonë:

“E fshiva postimin tim e mëhershëm. Nuk doli ashtu siç e mendova. Doja vetëm të thoja se ngacmimi nuk është gjë e mirë. Fëmijët në shkollë me të vërtetë më bënin të ndihesha se nuk do të isha askush në jetë dhe ndihem se ja u kam vërtetuar se e kishin gabim.”

 

Artikuj të ngjashëm