E FUNDIT: Tuna bëhet nënë për të parën herë (FOTO)

By

Befasishëm erdhi lajmi se ajo është shtatzënë. Po aq befasishëm kishte qenë edhe lidhja e saj me muzikantin Patris Berisha, dhe në fund këngëtarja Altuna Sejdiu ka sjellë në jetë fëmijën e parë të çiftit.

Shtatzënia e saj kishte bërë bujë të madhe në media, duke iu përcjellë çdo hap dhe çdo fotografi e tyre bashkë.

Të martën Tuna i ka dhënë jetë vogëlushit të saj të cilin e ka pagëzuar me emrin Tian.

Fotografinë e parë të këngëtares bashkë me Tianin e vogël, e ka publikuar vetë Patrisi në profilin e tij në Instagram, duke i dëshiruar mirëseardhje djalit të tij të parë.

Tuna beben e ka lindur në Shkup siç edhe kishte paralajmëruar më parë, duke shkaktuar polemika për shkak se kishte zgjedhur një vend tjetër e jo Kosovën për t’i dhënë jetë foshnjës.

Për çiftin urime e për vogëlushin, jetë të gjatë dhe të lumtur! /Prive.al

 

18309056_1372036969556922_1929857390_n

Artikuj të ngjashëm