E frikshme: Ky këngëtar shqiptar i shpëtoi vdekjes dje në Barcelonë

By

Bota u trondit ditën e djeshme me sulmin terrorist në Barcelonë.

Në një strategji të ngjajshme me atë në Nicë të Francës, 13 persona mbeten të vdekur dhe 100 të tjerë të plagosur kur një furgon shkeli turmën e madhe të turistëve.

E këtë tmerr e ka përjetuar edhe një këngëtar shqiptar.

Gjon Karrica, i cili kishte shkuar në Barcelonë për pushime ka qenë dëshmitar i ngjarjes makabër nga e cila fatmirësisht ka shpëtuar.

Ai ka ndarë disa pjesë nga tmerri në InstaStory teksa i kontaktuar nga Prive ka rrëfyer gjithë ngjarjen.

‘Unë në atë rrugë kam kaluar çdo ditë pasi është atraksion dhe një ndër më të vizituarat. Kam qenë afër kur ka ndodhur ngjarja dhe jam tmerruar nga ato skena. Një prej atyre njerëzve kam mundur të jem edhe unë. GJithçka ka ndodhur shpejt dhe ka lënë një tmerr prapa. Uroj që më të mos përsëriten gjëra të tilla sepse është një tmerr, një ankth, ngjarje që s’do më hiqet nga mendja’ – deklaroi Gjoni.

Artikuj të ngjashëm