Pak ditë më parë Aurela Gaçe dhe Fifi sollën bashkëpunimin ‘S’nuk’ i cili u pëlqye mjaft nga publiku.
Krahas këngës me ritme verore të punuar me mjeshtëri nga Kledi Bahiti i Threedots, edhe videoklipi nga Max Production tërhoqi vëmendje të madhe.
Ishte pikërisht një skenë mbi pemët e larta në gjirin e Lalëzit ajo që ka përshtypje.
Dy këngëtaret që na mbajnë ‘në ajër’ me krijimin e tyre muzikor, vetë janë mbajtur me vinça dhe skele për të realizuar xhirimin në lartësi mbi 16 metrash.
Normalisht, krahas adrenalinës, e gjithë kjo procedurë ka pasur edhe frikë siç vërehet në videon e mëposhtme. /Prive.al/