Të gjitha shoqet e tua tashmë e kanë festuar dhe ta kanë mbushur kokën me ide se cfarë mund të bësh për Shën Valentin, cfarë t’i blesh atij, ku të shkoni etj, etj, etj… lista vazhdon e gjatë.
Kur dashuria është pa kufi, e gjithë ajo çka mund të jetosh vetëm në një ditë nuk ka ndonjë domethënie të madhe. Megjithatë, në ditën e Shën Valentinit, ca gjëra të veçanta do të bënin mirë, ty dhe partnerit tënd.
Ka kaq shumë mënyra për t’ia shprehur ndjenjat të dashurit, sa shumë më tepër për t’i bërë ata të ndihen special. Sidomos nëse është Shën Valentini i parë, dhe po është e padrejtë, por gjithmonë gocat bartin përgjegjësinë e organizimit të mbrëmjeve romantike, sidomos tek ne shqiptarët!
SPA në çift
Është një nga dhuratat më të mira dhe madje, ndër më modernet. Pas një masazhi të dy së bashku dhe një SPA me avull, e gjithë lodhja e mbledhur e ditëve do t’ju zhduket si me magji. Oferta të ndryshme mund të gjenden lehtësisht këto ditë për masazh relaksues, me vajra esencialë, antistres dhe relaksues – bëni pak research.
Ndërto takimin e parë
Është një nga momentet që do ta kujtoni gjithmonë me shumë nostalgji, por edhe nga momentet që do ka një efekt të jashtëzakonshëm, nëse e krijon gjithçka sipas atij momenti të parë. Rutina e përditshme të bën të lësh pas dore shumë gjëra, të cilat, edhe pse të vogla në dukje, mund të jenë ato që bëjnë diferencën.
Vishu me të kuqe
Të brendshmet e kuqe janë një detaj që nuk duhet të mungojë në ditën e Shën Valentinit. Mund t’ia dhurosh partnerit ose nëse ke menduar diçka tjetër, mund t’ia blesh vetes.
Shkruaj disa pusulla
Me mesazhet e shkurtra, gati të koduara që keni shkëmbyer me njëri-tjetrin. Disa prej tyre, madje, mund t’i organizosh edhe në formën e lojës a gjëagjëzës, për të parë cili nga ju ka qenë më i përfshirë dhe sa është në gjendje t’i mbajë mend ato momente të veçanta.