Fotografi i njohur kosovar, ndër të parët që ka nisur fotografinë profesionale në Kosovë, është i gatshëm të japë njohuritë e tij në fushën e fotografisë.
Artan Korenica, përmes profilit të tij në Facebook, e ka dhënë lajmin se do të nis trajnimin e grupeve të reja për mësimin e fotografisë.
Korenica ka kohë që zhvillon këto kurse në Prishtinë, ku mund të mësoni fotografimin në studio e lokacione të ndryshme, ligjërata rreth fotografisë dhe përdorimin e programeve siç është Photoshop. /Prive.al