Bebe Rexha ka mbështetur publikisht një nga konkurrentet që do të garojë në “Miss New York”.
Kjo për arsye se ajo është edhe e dashura e vëllait të saj.
Shqiptarja që konkurron këtë vit në “Miss New York USA”, është Dorina Papraniku, e cila garon mes 167 vajzave të tjera pjesëmarrëse dhe mund të jetë një nga pretendentet për të marrë kurorën.
Këngëtarja publikoi fotgrafinë e saj në Instastory duke vënë edhe flamurin e Shqipërisë.
Ky kompeticion përzgjedh vajzën që do të përfaqësojë shtetin e New York-ut në konkursin e madh të bukurisë, “Miss USA”. /Prive.al