E bukur, sharmante dhe tejet pozitive. Kështu mund të përkufizohet e dashura e reperit Seven Saraqi që në çdo imazh në rrjete sociale, rrezaton një imazh të admirueshëm.
Pak ditë pasi ju sollëm foton e parë me nënën e Sevenit, Lorena ka ‘goditur’ sërish.
E vënë pak në shënjestër të kritikave për grimin e tepruar në imazhet e postuara, ish Miss Idaho Teen ka vendosur të vij plotësisht natyrale.
Në fotografinë e fundit ajo shfaqet pa pikë grimi e veshur në të brendshme teksa i uron ndjekësve një mëngjes të mirë. Se si duket natyrale, iu mbetet juve ta vlerësoni vetë. /Prive.al.