Jemi mësuar të shohim preferenca të ndryshme dhe mjaft luksoze të këngëtarëve dhe artistëve tanë në lidhje me vendet e preferuara për relaks.
Dhurata Dora duket të mos jetë një nga ato këngëtare që preferojnë ndonjë ishull të virgjër apo villë luksoze për ta ranguar atë si vendin e preferuar të saj.
Është “Luna Park” vendi ku këngëtarja natën e mbrëmshme duket të ketë kaluar kohë mjaft të mirë me kushërinjtë e saj , siç përshkruan vet ajo në rrjetin social snapchat.
Prive ju sjell disa imazhe me momente argëtimi të protagonistës se hitit të saj të fundit “Numrin e ri” ./PRIVE.AL/