Thashethemet mbi të ardhmen në karrierë për Alketa Vejsiun qarkullojnë tash e një kohë.
Ato u riaktualizuan sërish së fundmi kur iu urua fat prezantueses së mirënjohur në postime në rrjete sociale nga Italia dhe studiot e Mediaset.
Kjo menjëherë u asocioua me një ‘përshëndetje’ të Alketës nga ekrani shqiptar. Por kjo gjë nuk do të ndodhë!
Prezantuesja e njohur i ka shuar spekulimet përmes një reagimi në rrjete sociale ku mes tjerash paralajmëron patentën e re në Shkurt teksa lë të hapur idenë e depërtimit edhe në tregun mediatik Italian.
Teksa për këtë pjesë Vejsiu na lë kurreshtjen në fuqi, ju ftojmë të lexoni të plotë reagimin e mëposhtëm të saj mbi këtë temë. /Prive.al/