Dyshja me shallvare: Kush i veshi më mirë, Edi Rama apo Emina Çunmulaj (FOTO)

By

Modelet e pasarelave siç është e famshmja Emina Çunmulaj, i kemi parë në lloj-lloj modele veshjesh, Por këtu përjashtim nuk bën as kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

I njohur për artin që shpërfaqë në veshje në mjedise serioze, ai u bë lajm mediatik gjatë javës që lamë pas, kur në vend të një kostumi serioz, kishte vendosur të vishte shallvare.

Kjo është tërësisht e pazakontë për një kryeministër shteti, por jo për një kryeministër si Edi Rama.

Ndërsa tani, është modelja Emina Çunmulaj që ka shtruar një pyetje në mesin e ndjekësve të saj në Instagram.

“Kush i veshi më mirë”, është sondazhi që Emina e ka paraqitur në këtë rrjet social, duke kërkuar të dijë se kush po duket më mirë në shallvare, ajo apo Rama.

E në këtë sondazh, shumë më shumë vota ka marrë Emina, duke zotëruar me 84%, e duke e lënë Ramën me vetëm 16%. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm