Dyshja e njohur bën një hap para në lidhjen e tyre

By

Kristin Chenoweth dhe Josh Bryant janë fejuar.

Bukuroshja bjonde e njohur më së shumti për serialin ‘Pushing Up Daisy’ dhe rolin e saj në skenë në ‘Wicked’ i tha po një propozimi nga i dashuri i saj muzikant Josh Bryant.

Ylli i propozoi në dhomën ikonike Rainbow në Rockefeller Center në New York City.

Çifti i lumtur më vonë shijuan darkën në Fresco by Scotto ku ushqeheshin ëmbëlsisht me njëri-tjetrin.

Ylli fitues i çmimit Tony e konfirmoi lajmin të premten për reistën Vogue.

Ylli i Broadway tha se propozimi i së mërkurës mbrëma ishte plot romancë dhe kishte një dhunti dramatike.

Ai i kërkoi asaj që të bashkohej me të në çatinë e dhomës së famshme Rainbow të New York-ut pasi kishin kaluar ditën së bashku duke shëtitur në Manhattan.

“Shoku im më i mirë dhe shpirti binjak më tha PO!” ndau ai me Vogue.

Kristin është bota ime, gjithçka ime dhe mezi pres të kaloj pjesën tjetër të jetës me të!’ tha ai.

Ata u takuan për herë të parë në dasmën e mbesës së Kristin në vitin 2016, kur ai po luante në një grup të quajtur ‘Backroad Anthem’.

Ata u takuan përsëri në vitin 2018 kur ai po luante në dasmën e nipit të saj dhe më pas filluan të takoheshin menjëherë pas kësaj.

Artikuj të ngjashëm