Kim Kardashian është shfaqur e afërt me pjesëtarin e “Saturday Night Life”, Pete Davidson. Dyshja kanë kaluar kohë së bashku për Halloween bashkë me motrën e Kim, Kourtney, të dashurin e saj Travis Baker dhe miq të tjerë.
Gjatë daljes, Kim dhe Pete janë fotografuar duke mbajtur duart e njëri-tjetrit.
Dalja e përbashkët vjen tre javë pas debutimit të Kim në “Saturday Night Live”, në të cilin ajo dhe Petë shkëmbyen një puthje të ëmbël si Aladini dhe Jasmina në një skeq.
Por teksa spekulimet kanë nisur, burime për E News kanë konfirmuar që Pete dhe Kim, të paktën tani për tani janë vetëm miq.
People, që ka publikuar fotot e Kim dhe Pete, duke i cituar burimet e tyre u shprehen se ata “shoqërohen në rrethe të njëjta prandaj shihen bashkë kohë pas kohe. Janë thjesht miq që dalin”. /Prive.al