Dy rikthime të fundit në ‘Përputhen’, kush bëhet pjesë sonte?

By

Disa javë më parë ndodhën dy rikthime në “Përputhen”.

Ana Lleshi dhe Mevlan Shaba iu rikthyen sërish aventurës, veprim ky që u komentua dhe u kritikua me të madhe nga një pjesë e rrjetit.

Por, në këto javë, të paktën nga Ana, qëllimi u arrit.

Protagonistja ia doli të trazojë ujërat me dinamikën që e krijoi, që u reflektua edhe në të shumëpriturat – klikime të programit.

Përmes një postimi, autorja Olsa ka paralajmëruar edhe dy rikthime (të fundit) të cilat me gjasë do të zyrtarizohen sonte në “Përputhen Prime”.

Një prej tyre është Eduardi, djaloshi kosovar që këtë sezon u komentua shumë. Ai u përjashtua për shkak të thyerjes së rregullave të programit duke takuar Adën jashtë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm