Për vite të tëra ishin miq shumë të mirë.
Reperët Noizy e Duda konsoliduan një miqësi të fortë me njëri-tjetrin teksa kushdo që kujton Noizyn në fillimet e tij e di se përkrahje të madhe ka marrë nga kolegu i tij nga Gjilani.
Por, nga gjithë ajo miqësi duket të mos ketë mbetur gjë.
Fansat e kanë vërejtur së fundmi që Duda e Noizy as nuk e ndjekin njëri-tjetrin në rrjete sociale.
Duket se hatërmbetja, e komentuar gjatë, kësaj rradhe ka qenë definitive. /Prive.al