humë prej jush mund ta kujtojnë këngën e famshëm te Stines “Ishe ti” në Top Fest. Balada e famshme e atyre viteve, ishte një dedikim për Roza Latin, dikur e dashura e Stines. Por marrëdhënia e tyre përfundoi dhe tashmë vazhdojnë të jenë miq të mirë.
Ndërkohë Stine vazhdoi jetën e tij dhe krijoi një marrëdhënie të re me Gracielen, e cila e bëri baba për herë të parë me vajzën e tyre, Estian.
Por vetëm në ditët e para të 2019-s, Stine përmes një postimi në Instagram njoftoi fansat se ata të dy janë ndarë.
Por, Roza dhe Graciela (dy ish-et e Stines) duket se kanë marrëdhënie shumë të mira bashkë. Në foton e fundit, moderatorja e “Why not” shkruan se Graciela do të jetë e ftuar në emisionin e saj. Gjithashtu ajo i ka bërë tag Sines duke i thënë:
“Stine shiko me kë jam.”