Sot një vit, në familjen Muqiqi pati dy herë gëzim! Egzona, bashkëshortja e Albatritit solli në jetë binjakë të shëndetshëm.
Sot Elia dhe Eraldi po festojnë ditëlindjen e tyre të parë dhe prindërit shënjuan këtë ditë me urime në llogaritë e tyre në Instagram.
“Sot një vit na bekoi zoti me dy binjakët tonë, dhashtë zoti ta keni shëndetin dhe lumturin e kësaj bote. Ju duam pafundësisht” – shkruan babi Albatriti nën foton, portret të familjes që publikoi në llogarinë e tij.
Po me të njejtën foto edhe Egzona uron fëmijët e saj në Instagram, duke shkruar: “Gezuar 1vjetorin shpirtat e mamit Erald&Elia,paqi shendetin e krejt te mirat, ju duam pafundesisht!!”. /Prive.al