Labinot Tahiri ka treguar dy dëshirat e tij për vitin 2016 që njëherësh janë edhe planet për t’i konkretizuar gjatë vitit 2016. Ai dëshiron një statujë për Nexhmije Pagarushën në Prishtinë e një tjetër të Bill Clinton në Ferizaj.
Ky është postimi i tij:
Dy dëshira të mëdha pres të më realizohen me mbështetjen tuaj të dashur bashkëkombas kah do që jeni e që nuk më braktiset asnjeherë…. E para është se unë dua së bashku me ju të nderuar qytetarë të shtrejtë, t’ia ndërtoj një STATUJË, Mbretëreshês së artit dhe kultures Shqiptare,
‘ NEXHMIE PAGARUSHA!
Dua ta shoh ARTISTJA E MADHE E KOMBIT, deri sa është e gjallë, për hir të asaj se ne shqiptarët me të gjenim mburrje në Botën perendimore!
Dua t’i tregoj Botës se dhe ne dimë deri sa janë të gjallë artistet tanë ti nderojmë në nivelin më të lart popullor. Nexhmie Pagarushen e dua në Kryeqytetin e Prishtines! Vepra e dytë është: Statujen e Presidentit BILL CLINTON , në qytetin tim Ferizaj! Pse në Ferizaj, sepse qyteti im ishte kur nje President Amerikan zbriti per heren e parë në këtë qytet.!