Një këngë e re duket se është bërë mollë sherri në mes yjeve të muzikës popullore, këngëtares Shyhrete Behluli dhe Motrave Mustafa – Sahides dhe Safetes.
Ato i kanë thënë Privesë, se Behluli ua ka “huazuar” këngën dedikuar nënës, të cilën këngëtarja Behluli pritet ta lansojë sot me rastin e festës së 8-të Marsit, ditës ndërkombëtare të gruas.
Por çfarë ndodhi?
Motrat Mustafa i kishin rrëfyer këngëtares Behluli se po e bënin me Ilir Beranin një këngë për nënën e tyre, e të ëmën do ta kishin edhe në klip, si shenjë mirënjohjeje për sakrificën që ajo ka bërë si nënë e grua.
Por me t’i rrëfyer këngëtares Behluli idenë, Motrat Mustafa kanë thënë se ua ka marrë këngëtarja Behluli dhe e ka xhiruar edhe klipin.
Mirëpo ndryshe nga motrat këngëtare, autorja e këngës së Shyhrete Behlulit, Nexhmije Muhaxheri, thotë se as datat e këngëve nuk përkojnë me ato të Motrave Mustafa.
Shyhretja më kishte kontaktuar për tri tekste dhe më pati thënë në muajin maj të vitit të kaluar, kur më pati thënë që t’ia shkruajë një këngë për nënën.
Ajo thotë se këna për Nënën për Behlulin, kishte përfunduar qysh në gusht.
Kronika e plotë me të gjitha detajet në linkun më poshtë: