Ka disa ditë që Dafina Zeqiri po promovon këngën e saj “Duro”, këngë kjo që i kushtohet shëndetit mendor.
Ndonëse kënga është finalizuar, ajo ka lajmëruar se tani në plan janë edhe xhirimet për videoklipin e ri.
Xhirimet planifikohen të nisin këtë javë dhe Dafina është mirënjohëse se nuk do të ketë koreografi në videoklip, meqenëse do të ishte e pamundur për të pas operacionit në gju.
Ende nuk është bërë e ditur një datë lansimi për projektin e saj muzikor. /Prive.al