Meghan Markle, Dukesha e famshme e Suseksit është fotografuar duke prekur barkun e saj, pasi është takuar me fansat e saj në Faraer të Australisë.
Kjo është paraqitja e dytë publike e dukeshës që nga lajmi se ajo është shtatzënë.
Dukesha e cila po pret një fëmijë me Princin Harry, e ka shoqëruar bashkëshortin e saj gjatë takimit me fansa dhe të dy bashkë kanë përshëndetura ata.
Ajo kishte veshur një fustan veror me viza vertikale dhe po dukej shumë simpatike në të.