Dukesha Kate Middleton e penduar për veshjen e saj të Krishtlindjes

By

Kate Middleton dukej e mrekullueshme në një pallto gri nga Catherine Walker, duke përputhur aksesorët e saj me Princeshën Charlotte, por ajo u pendua për zgjedhjen e saj që bëri për festën.

Kjo Krishtlindje kishtë një rëndësi shumë të madhe për Cambridges, me Princin George dhe Princeshën Charlotte duke bërë debutimin e tyre festiv ndërsa ata ndoqën kishën me pjesën tjetër të Familjes Mbretërore.

Fëmijët mbretërorë dukeshin të adhurueshëm teksa hynin në Shën Marinë Magdalenë duke mbajtur duart e prindërve të tyre krenarë, përpara se të bisedonin me dashamirët pasi mbaroi shërbimi.

Por gjatë një bisede të shpejtë me fansen 19-vjeçare Rachel Anvil, dukesha pranoi se ishte zgjedhja e gabuar për motin.

Nëna e Rachel i tha gazetës Metro: “Kate po fliste me vajzën time për rrobat dhe se si kishte shumë nxehtë, dukesha tha ” Unë me të vërtetë nuk duhet ta kisha veshur  këtë “.

Artikuj të ngjashëm