Përfundon edhe një lidhje, çifti i famshëm shqiptar ndahen pas 11 vitesh

By

Një ndarje tjetër që nuk u prit ndodhi mes çiftit që ishin të martuar për më shumë se 11 vjet.

Ka marrë fund martesa e sopranos Inva Mula dhe bashkëshortit të saj Hetem Ramadani inxhinier dhe biznesmen kosovar, i cili është presidenti dhe themeluesi i kompanisë Salbatring, një kompani tregtare me bazë në Lubjanë, Slloveni.

Dyshja prej kohësh kishte probleme në bashkëjetesën e tyre, dhe muaj më parë nisën të qarkullonin thashetheme për një krisje në martesën e sopranos dhe biznesmenit.

Divorci tashmë është zyrtarizuar, ndonëse nga ana e ish-partnerëve nuk ka pasur asnjë deklaratë. Inva dhe Ethen u takuan në vitin 2008, dhe siç janë shprehur më vonë ka qenë dashuri me shikim të parë.

Çifti janë prindër të një vajze të quajtur Nina, ndërsa nga martesat e mëparshme Hetemi ka 3 vajza të tjera ndërsa Inva ka djalin Anthony nga martesa me kantautorin e famshëm Pirro Çako. /Prive.al

.

Artikuj të ngjashëm