Dukagjin Lipa jep një lajm të mirë për festivalin Sunny Hill

By

Festivali Sunny Hill, tashmë është bërë tradicional në Kosovë.

Nën organizimin e babait të Dua Lipës, Dukagjinit, festivali solli fytyra të njohura botërore në vendin tonë, për të performuar para qindra njerëzve që mblidhen për çdo vit në parkun e Germisë.

Edhe këtë vit, festivali nuk do të mungojë.

Ka qenë vet Dukagjini ai i cili e paralajmëroi festivalin përmes një videoje me përshkrimin “A jeni gati”.

Detaje nuk ka dhënë, por tha se do të dalin së shpejti.

Se kush do të performojë këtë vit në këtë festival të madh, mbetet të shihet gjatë javëve në vazhdim, derisa Dukagjin Lipa të njoftojë publikun e gjerë./Prive.al

Artikuj të ngjashëm