Gigi Hadid është këtu për të ju frymëzur për grimin e duhur, tani për festat e fundvitit.
Për tapetin e kuq të mbrëmshëm në CMA Awards, supermodeli zgjodhi një qasje të praruar, kapakët e syve të lyer dritëhije të artë.
Pamja e artë filloi në qoshet e brendshme të syve, dhe në gjysmën e syrit vjen një eye-liner i mprehtë dhe grafik si një mace onyx.
Ajo zgjodhi në rozë të lehtë për faqe dhe pamja u definua me një buzëkuq të lehtë nude.
Flokët e saj biond natyrale kanë edhe një pamje tejet natyrale me onde të gjera.
Për ju qe planifikoni të shkoni në një festë të fundvitit, një grim dhe krehje e tillë është tejet klasike dhe e bukur.