Soni ngelet me shije të hidhur

By

Soni Malaj duket që eksperienca në “Festivalin e Këngës” në RTSH i ka lënë shije të hidhur. Në një nga përgjigjet që i ka dhënë një nga fanset në Instagram, Soni shkruan se i vjen keq që ka refuzuar ftesa të tjera për në Eurosong.

“Keqardhja e vetme shkon për bashkëpunëtoret e mi, të cilët insistuan fort, që unë të pranoja ofertat e vendeve të tjera shumë të rëndësishme, për t’i përfaqësuar në Eurosong, të cilët kërkonin një artiste që di të përballojë shumë mirë skenën në këndim dhe performancë skenike. Unë nuk i pranova, se kam një të keqe, jam idealiste për vendin tim, por mendoj që duhet të jem më shumë realiste”, shprehet Soni.

Artikuj të ngjashëm