Një ndër çiftet më të ëmbëla të showbizit shqiptar padyshim janë Nera dhe Sabri Fejzullahu.
Dyshja në çdo dalje publike reflektojnë pozitivitet e mbi të gjitha dashuri.
Së fundmi, Nera dhe Sabriu ishin të ftuarit e Rudina Magjistarit në TV Klan, ku këngëtari sërish ka rrëfyer se ia ka ndaluar bashkëshortes së tij një karrierë muzikore.
Mirëpo kurioziteti për një bashkëpunim mes tyre u shua. Nera dhe Sabriu kënduan së bashku dhe padyshim që ishte moment fantastik. /Prive.al