Dua s’po mund të ndahet nga Shqipëria

By

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa nuk po mund të ndahet nga Shqipëria.

Ajo i ka nisur pushimet atje tash e mbi dy javë, dhe ende duket se nuk është ngopur nga bukuritë e bregdetit shqiptar, sidomos pjesës së Jugut.

Ajo ka publikuar në insta-story pamje pikërisht nga pjesa jugore e bregdetit shqiptar.

Ajo shihet me familjen e saj rreth Ksamilit, Butrintit dhe Sarandës.

Në fotografitë e publikuara, Dua shihet teksa shijon kohën me diell në një anije/jaht.

Aktualisht, Lipa është duke shijuar suksesin e këngës së saj më të fundit, “Dance The Night”, e cila është kolona zanore e filmit hit të momentit, “Barbie”.

Artikuj të ngjashëm