Dua poston këtë këngëtare shqiptare në Instagram-in e saj

By

Dua Lipa po vazhdon të qëndrojë në Kosovë.

Pasi hapi festivalin “Sunny Hill” me një super performancë, ajo dje pas takimeve të ditës në Presidencë ku u nderua nga e para e vendit me titullin “Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës”, e shijoi festivalin në rolin e spektaktores.

Këngëtarja ka ndarë në rrjete sociale pjesë nga atmosfera dhe performancat e Mahmood dhe J Balvin.

Por, përpos super yjeve botëror, ajo e ka ndarë në story-t e saj me audiencë dhjetëra milionëshe edhe një artiste shqiptare.

Fjala është për Dhurata Dorën, atmosfera elektrizuese e krijuar nga e cila gjatë performancës, duket se i ka lënë përshtypje edhe Duas.

“Sunny Hill” vazhdon edhe për dy netë tjera. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm