Brenda një periudhe të shkurtër arriti të fitojë vëmendjen e medias ndërkombëtare. Me stilin unik, zërin dhe këngët autentike këngëtarja nga Kosova, Dua Lipa, dëshmoi për pak kohë se do jetë yll botëror.
Fakti se në industrinë në të cilën ka hyrë duhet shumë punë në mënyrë konstante, duket se po merret parasysh nga Dua.
Ajo tashmë ka filluar punët për projektin e ri që do të pasoj ‘Be the one’ që arriti të listohet lartë në top lista gjithandej nëpër botë.
2016-ta me gjasë do jetë viti i Duas që është gati për të shpërthyer në skenën ndërkombëtare. Akoma nuk kemi parë gjë … /Prive.al/