Çka mund të ndiqni këtë të Shtunë në Prive ?!

By

Prive vjen këtë të Shtunë me përplot materiale interesante. Deputeti më i komentuar në parlamentin shqiptar vjen ndryshe në një material të përgatitur nga gazetari Vlorijan Halili. Ai tregon se çfarë mendimi ka për komunitetin LGBT.

Një ndër këngëtaret më të kërkuara të momentit, Kida në një material të gazetarit Artan Telaku shpalos planet në karrierë dhe sqaron disa thashetheme që qarkulluan së fundmi në internet.

Këngëtari Shkëlzen Jetishi – Xeni flet për suksesin që po korr jo vetëm në muzikë. Blero jep komentin e tij për martesën e ish-bashkëshortes Teuta Krasniqi.

Të rejat e aktores Ilire Vinca zbulohen në një intervistë me gazetaren Maki Bajrami. Cila është e veçanta e albumit të ri të grupit ‘Troja’.

Këto dhe shumë informacione të tjera nga bota e showbizit shqiptar marrin përgjigje të Shtunën me fillim nga ora 19:00 në Klan Kosova.

Artikuj të ngjashëm