Dua Lipa uron pavarësinë e Kosovës: “S’do ta harroj kurrë momentin kur e ndiqja live”

By

Sot Kosova feston 13 vjetorin e Pavarësisë dhe një urim nga Dua Lipa nuk mungoi.

Në një postim në llogarinë e saj në Instagram, ajo ndau një animacon me flamurin e Kosovës ku shkruan:

“Gëzuar ditën e Pavarësisë Kosovë! 13 vite! S’do ta harroj kurrë momentin kur e ndiqja live në TV, teksa jetoja në Prishtinë. Emocione, emocione, emocione, energjia e qytetit! E paharrueshme! Krenare të shoh deri ku ke arritur dhe sa shumë do të arrish!”, shkruan ajo në postimin e saj. /Prive.al

View this post on Instagram

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Artikuj të ngjashëm