Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa ditë më parë ngushëlloi familjarët që kanë humbur më të dashurit e tyre pas tërmetit në Shqipëri dhe tha se është e tmerruar pas asaj që ndodhi.
Sot, edhe pse festë e gjithë kombit shqiptar por në zi, artistja nuk e harroi shtetin shqiptar dhe uroi publikisht.
Ajo postoi një fotografi në të cilën shihen Ismajl Qemali dhe Isa Boletin e mbi të cilën shkruan: “Një komb, një flamur”.
Kujtojmë edhe një herë se 41 persona kanë vdekur dhe mbi 650 të tjerë janë plagosur pas tërmetit të fortë që ka ndodhur të martën në Shqipëri./Prive.al