Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa së fundmi ka pozuar për revistën e modës “Vogue France”.
Në fotografitë e publikuara nga vetë këngëtarja, ajo shfaqet nudo në këtë set fotografik.
Përveç kësaj, ajo se çfarë e ka tërhequr vëmendjen e publikut është deklarata e Duas për jetën e saj private për të cilën ajo tha se do t’i mbajë disa aspekte të jetës së saj për rrethin e saj të brendshëm.
“Në fillim, doja të besoja se duhej të isha i njëjti person në shtëpi dhe në skenë. Tani, kam mësuar të mbaj disa aspekte të vetes për rrethin tim të brendshëm. Është Dua që është e qetë në shtëpi, pastaj në media ekziston ky version i ekzagjeruar i vetes sime që quhet edhe Dua dhe që i jep të gjitha në skenë”, tha Dua.
E pyetur se cilin version preferon, Dua u përgjigj: “Një përzierje e të dyjave! Sepse kjo më lejon të mbaj një jetë normale. Kur kam një takim profesional, kaloj në modalitetin ‘Dua Lipa Music Career’, por menjëherë mundem edhe takoj miqtë e mi në modalitetin ‘Private Dua’ dhe t’i lë të tjerat anash. Këto dy anë më ndihmojnë të qëndroj në tokë”, ka thënë Dua, raporton “LokmatTimes”, transmeton Klankosova.tv.