Shpesh herë, kufiri mes artit dhe politikës ka qenë inekzistent.
Të shumtë janë artistët, qoftë vendor apo të huaj që zjgedhin të pozicionohen haptazi politikisht në situata të caktuara.
E një prej tyre është edhe Dua Lipa, shkruan Prive.al.
Ylli botëror me origjinë nga Kosova njihet për qëndrimet e saj të kohëpaskohëshme, siç ishte rasti me Brexit kur pak orë para referendumit bëri thirrje që të votohet kundër.
Ndërkohë, Lipa duket të ketë edhe politikanin e saj të preferuar, socialdemokratin Bernie Sanders që i ka hyrë për herë të dytë garës së brendshme brenda demokratëve për të qenë kandidati presidencial kundër Trump.
Duke dëshmuar mprehtësi të thellë në çështjet politike, këngëtarja e njohur në postimin përkrahës është shprehur:
‘Çfarë ndodh në Amerikë, nuk qëndron në Amerikë. E gjithë bota po ‘vuan’ për një lidership më të butë dhe gjithëpërfshirës. Nëse jeni në një prej shteteve të ‘Super të Martës’, ju lutem votoni për Presidentin që të gjithë ju e meritoni Bernie Sanders’.