Këngëtarja nga Prishtina, Dua Lipa, është bërë pjesë e kampanjës së kompanisë së xhinseve “Pepe Jeans”.
Lipa këtë e bëri të ditur me anë të një postimi në rrjetin social Instagram.
“Më 3 shtator zyrtarisht lansohet koleksioni me Pepe Jeans, shihemi në Londër” , ka shkruar ajo.
Ndryshe, artisja së fundmi ka qenë për disa ditë në pushime me të dashurin Anwar Hadid në Itali nga ku edhe ka postuar fotografi të shumta në rrjetet sociale.