Tashmë e disa ditë deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Vasfije Krasniqi, ka iniciuar fushatën e saj me kërkesën për drejtësi për historinë e saj.
Ajo një ditë më parë iu shpërndau kolegëve të saj në parlament banderola me mbishkrimin “#rallyforherjustice (së bashku për drejtësinë e saj)”.
Dua Lipa i është bashkuar nismës #RallyForHerJustice të deputetes së Kuvendit të Kosovës, Vasfije Krasniqi. Mbi 73 milionë ndjekës të këngëtares janë informuar mbi kauzën e të mbijetuarave të dhunës seksuale nga lufta e fundit në Kosovë me ç’rast këngëtarja ka bërë thirrje edhe për pjesëmarrje në marshin që do organizohet në Nju Jork. /Prive.al