Dua Lipa do të këndojë në Tiranë më 28 Nëntor.
Lajmin e konfirmoi kryebashkiaku Erion Veliaj në Instagram, ku Dua flet shqip dhe thotë se mezi pres të takojë shqiptarët.
Ajo do të mbajë show unik me rastin e Festës së Flamurit dhe 110 vjetorit të Pavarësisë.
Lipa do të përmbyllë turneun e saj “Future Nostalgia” në tokën shqiptare, ka bërë me dije se koncerti do të mbahet në sheshin “Skënderbej” ditën e Flamurit.
Me anë të një postimi në faqen e “Sunny Hill Festival”, Dua u shpreh:
“Emocioni është i madh për spektaklin “Future Nostalgia”, i cili do të mbahet në Tiranë, Shqipëri, në sheshin ‘Skënderbej’ më 28 nëntor 2022. Është nder të festosh një ngjarje kaq të rëndësishme – 110 vjetorin e Pavarësisë.” /Prive.al