Dua Lipa në lidhje me Martin Garrix?

By

Këngëtarja me prejardhje shqiptare Dua Lipa mund të ketë filluar një lidhje të re.

Kështu të paktën duket përmes fotografive paparaci të shkrepura nga dikush, gjatë kohës sa ajo po qëndron më Miami të Floridas.

Me sa shihet në fotografi, ajo dhe producenti holandez Martin Garrix janë më shumë se miq, ngase janë treguar tejet të afërt me njëri tjetrin.

Në imazhet që janë publikuar në revista angleze, Martin shihet duke e përqafuar Duan në faqe.

Dua dhe Martin kanë sjellë një bashkëpunim para pak muajsh, të quajtur “Scared To Be Lonley”.

Në këtë pikë, është tejet e paqartë nëse ata kanë nisur një lidhje dashurie, apo janë vetëm miq të mirë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm