Dua Lipa në Lidhje? Jep shenjat e para…(FOTO)

By

Është vetëm një shtrëngim duarsh, kjo është e vërtetë, mirëpo është i tillë që bëjnë vetëm të dashuruarit.

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, muaj më parë i dha fund lidhjes me modelin Isaac Careë, për të jetuar një jetë të pastër prej beqareje.

U përfol në disa media ndërkombëtare, se krijuesja e hitit “Bloë Your Mind”, po takohet me holandezin Martin Garrix, por një lajm si ky, nuk u konfirmua nga askush.

Ata të dy ishin fotografuar duke u përqafuar në publik, por kjo jo domosdoshmërisht konsistonte në një lidhje mes tyre.

Dy artistët kishin realizuar një këngë bashkë, “Scared to be lonely”, dhe kjo ka çuar në aludime se ata të dy mund të kenë nisur një lidhje romantike.

Por të hënën, Dua ka publikuar një fotografi në Instastory, duke shtrënguar një dorë djali dhe kjo e bën situatën edhe më të mistershme.

Dora e Duas është lehtë e identifikueshme për shkak të tatuazheve që ka këngëtarja, por jo edhe dora e partnerit të saj.

Djali në fjalë, ka një tatuazh në njërin nga gishtat, ku shkruan “LA”, por një shënim të tillë pas observimit që ka bërë Prive, nuk e ka Martin Garrix. Në duart e tij, ai nuk ka as edhe një tatuazh.

Dora mbetet e mistershme. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm