Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka arritur që mbrëmë në Kosovë për të marrë pjesë në festivalin “Sunny Hill”, i organizuar nga fondacioni i saj me po të njëjtin emër.
Artistja e cila është fituese e çmimeve Grammy e BRIT Aëards, në një konferencë për media, është shprehur shumë e gëzuar të jetë në vendlindje ndërsa ka thënë se ky koncert është mundësi edhe për artistët shqiptarë që ta shprehin veten e tyre.
“Duam ta japim mundësinë për artistët e talentuar të Kosovës ta shprehin veten”.
Ajo po ashtu ka deklaruar se pa përkrahjen e kosovarëve, fondacioni dhe festivali s’do të ishin të mundura!
“E vlerësojmë mbështetjen që na e jepni. Pa ju s’do mund të bënim atë që po bëjmë. Sunny Hll është një projekt i madh dhe po bëjmë punë të mahnitshme”, ka thënë Lipa.
Dua Lipa nuk e ka konfirmuar pjesëmarrjen me performancë në festival, megjithatë, pritet që ajo të ngjitet në skenë për të performuar këngën “One Kiss” me Calvin Harris. /Prive.al