Po e bën të qartë që ka rënë kokë e këmbë në dashuri.
Këngëtarja me prejardhje kosovare, Dua Lipa ka nisur një lidhje romantike me Paul Klein të rok grupit amerikan Lany.
Pas pushimeve në brigjet e Italisë, dyshja po shijojnë lidhjen nëpër rrugët e Londrës.
Ndërsa Dua po e mbush me imazhe e video instagramin e saj, duke dëshiruar të ndajë lumturinë e saj me fansat e vet.
Lipa po jeton një epokë të artë të jetës së saj. Ajo pranë ka një sukses të madh që e arriti me publikimin e këngës “New Rule” duke thyer rekorde në Britani të Madhe e duke dalë numër një në top lista. /Prive.al