Disenjatorja italiane me famë globale, Donatella Versace i ka kushtuar sot një dedikim artistes kosovare me reputacion internacional, Dua Lipa.
Postimi i Versace erdhi në nder të ditëlindjes së 29-të të Lipës.
“Urime ditëlindjen Dua Lipa, të dua”, shkroi Versace karshi një fotoje me yllin e hitit “Be the one”.
Por, Donatella s’ishte e vetmja që e uroi Duan, edhe yje të tjera duke përfshirë Diplon e artistin ikonik Elton John, i dedikuan Lipës fjalët më të mira!
Urime, Dua!