Për të gjithë ne, suksesi ka domethënie ndryshe. Dikush e percepton suksesin si të pasurit e një familjeje të shëndoshë e të madhe, arritje në punë, shkollim, transformim personal. I jepen definicione nga më të ndryshmet.
Por Dua Lipa, ka një formë interesante se si e kupton suksesin dhe se si e përshkruan ajo. Shumë njerëz, mund ta gjejnë veten në poezinë që Lipa ka shpërndarë në Instagram, sepse shumë mund të ndjehen si ajo kur pyeten se çfarë është suksesi për ta!
“Sigurisht që dua të jem i suksesshëm, por nuk e dua suksesin për vete. Më duhet të jem i suksesshëm për të fituar mjaftueshëm ‘mjaltë’ e qumësht, që t’i ndihmoj të tjerët rreth meje të jenë të suksesshëm”, thotë poezia e indianit Rupi Kaur, që Dua e ka publikuar.
“Poema ime e preferuar. Është në të vërtetë e tëra për bashkësinë, dashurinë, miqtë dhe familjen. E çfarë është suksesi nëse s’je i gatshëm ta ndash me njerëzit rreth teje?”, ka shkruar më pas Dua në llogarinë e saj në Instagram.