Dua Lipa ka një surprizë për fansat!

By

Dua Lipa ka regjistruar një album të ri përpara turneut të saj të parë në stadiume.

Ylli hitit “Last Dance”, 29 vjeçe, ka regjistruar këngët e albumit të saj të ri live në koncertin e mbajtur në ‘Royal Albert Hall’ në tetor.

Ky projekt i fundit pritet të publikohet brenda disa javësh dhe do të realizohet në bashkëpunim me orkestrën “Heritage” me 53 instrumentistë, një kor me 14 zëra dhe një grup muzikor prej shtatë anëtarësh.

“Dua deshi t’u japë fansave diçka në shenjë falënderimi pas një viti të mrekullueshëm. Ajo ka eksperimentuar me publikime live më parë, siç është performanca në ‘Brit Awards’, por kjo është hera e parë që do të publikojë një album të plotë live”, tha një burim i afërt me Duan.

Kujtojmë se turneu “Radical Optimism” do të nisë këtë vjeshtë me disa shfaqje në Azi, duke përfshirë koncerte në Singapor, Xhakarta, Tokio dhe Kuala Lumpur. Do të përfundojë më 5 dhjetor në Seul, Kore, në Gocheok Sky Dome.

 

Artikuj të ngjashëm